Aktualitet

Parashikimi i motit 31 dhjetor 2023/ Kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button