Aktualitet

Sot Dita e Alfabetit, Rama: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Alfabetit. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se kjo ditë vulosi jo vetëm shqipen si kod gjuhësor por edhe si një univers identiteti, ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha.

“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, ka shkruar kryeministri.  

22 nëntori, që shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u shpall një vit më parë festë zyrtare. Kjo ditë ka një simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button