Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë.

23-vjeçarja E.E, rreth 23 vjeçe dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën dhe për pasojë mjeti është përplasur me barrierat e rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button