Aktualitet

Shi dhe shtrëngata në fillim jave, ja zonat më të prekura! Çfarë do të ndodhë me temperaturat

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për orët e pasdites së kësaj të diele dhe fillimjavën. Sipas të dhënave meteorologjike, pritet që e hëna të shoqërohet me reshje shiu nëpër qarqet e vendit.

Po ashtu, parashikohet që era të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Reshjet:

Sot pasdite (e diel, datë 08) dhe nesër (e hënë, datë 09) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta. Në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta.

Temperatura:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 8 / 18 °C

në vendet malore: 5 / 15 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button