Histori Suksesi

PREZA, HISTORI DHE TURIZËM QË MERR VLERË ÇDO DITË

Postimi i bërë nga Taulant Balla së bashku me kryebashkiakun Blerim Shera është një tjetër promovim i bukur për vlerat turistike që po merr çdo ditë zona jonë.

“Bashkia Vorë📍Pranë Kalasë së Prezës 🏰 mes historisë, natyrës dhe shijeve tradicionale agroturizëm ‘Protino’ ju mirëpret me gatime autentike shqiptare, produkte të freskëta nga ferma dhe pamje panoramike që të lënë pa fjalë. Vetëm pak minuta larg Tiranës dhe pranë aeroportit të Rinasit, ‘Protino’ është destinacioni perfekt👏”

Ky promovim nuk është vetëm për një biznes, por për gjithë zonën e Prezës dhe Vorës, që dita-ditës po kthehet në një pikë referimi për turizmin, historinë dhe mikpritjen shqiptare. Çdo investim, çdo promovim dhe çdo mbështetje ndaj bizneseve lokale është një vlerë e shtuar për ekonominë dhe identitetin e kësaj zone të bekuar me histori dhe natyrë.

Falë njerëzve që promovojnë punën, traditën dhe bukuritë e vendit tonë, Preza po merr vëmendjen që meriton.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button