Histori SuksesiVora News

Prezë! Mjedra Ola, ja si lindi dëshira për të kultivuar frutin e mjedrës.

Në postimin e ministres Milva Ekonomi, Manjola Hafizi ose siç e njohin të gjithë “Mjedra Ola” ka treguar historinë se si lindi dëshira për tu marrë me kultivimin e mjedrave.

“Unë kam mbaruar menaxhim biznesi në Universitetin e Tiranës dhe për 7 vite punova në një bankë private. Erdhi një moment dhe u mërzita, desha të bëja dicka që të më pëlqente, të bëja dicka ndryshe. Një ditë vendosa të kërkoja në internet për kulturat bujqësore, dicka të vecantë dhe që nuk para mbillej në Shqipëri. Fillimisht kërkova për luleshtrydhen, por menjëherë kuptova që kishte shumë prodhim. Duke vazhduar me kërkimin, më doli mjedra. Një frut jo shumë popullor në vendin tonë, por që në fakt kishte vetëm një prodhues në Divjakë. Bashkë me bashkëshortin i hipëm makinës dhe shkuam ta takonim. Sapo pamë fermën, u mrekulluam që në castin e parë në kontakt me këtë lloj fruti. Nga takimi dolëm shumë të kënaqur, ata po kërkonin fermer që të bashkëpunonin dhe kështu në kthim për në shtëpi, patëm një mijë pyetje në kokë. Të dy po merrnin guximin të dilnim nga zona jonë e komfortit, familja dhe miqtë na shikonin si të cmendur për këtë hap që vendosëm të ndërmerrnim. Dhe kështu në 2015 jeta jonë do të ndryshontë njëherë e përgjithmonë. Tashmē orët e stresit të zyrës në bankë, sa hap e mbyll sytë u zëvëndësuan me kohën që kalonte pakuptuar në serrën e parë që ndërtuam. Meqenëse ishte edhe fundi i vitit, e kam të fiksuar mbjelljen e fidanëve të parë me datë 30-31 dhjetor. Për cudinë tonë gjithcka nisi mirë, që në 2 vitet e para të prodhimit arritëm që të gjenim treg në Hollandë, ndërkohë me ngadalë po rritej kërkesa edhe këtu ne vend për mjedrën. Me shtimin e kërkesës, duhej gjithashtu të shtonim sipërfaqen e tokës për të mbjellë më tepër dhe me standarte. Kështu aplikuam në skemat e mbështetjes që ofrohet nga shteti dhe arritëm të ndërtonim serra që plotësonin kushtet për këtë lloj varieteti që ne po prodhojmë. I gjithë informacioni që kishim për mbjelljen dhe proceset që duhen ndjekur i morëm nga interneti, ndërkohë gjatë bashkëpunimit që patëm me hollandezët na mësuan shumë se si duhet të punonim. Aktualisht jemi angazhuar si familje, por gjatë kulmit të punës punësojmë punëtorë sezonale që arrijnë 15-20 veta. Kohët e fundit vendosëm të shkonim në Verona të Italisë ku patëm kontakte me disa kultivues dhe shpresojmë që nga ky vit të fillojmë mbjelljen me fidanët që do na sjellin ata.”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button