Rama: Kemi digjitalizuar 95% të shërbimeve publike, po shtrijmë inteligjencën artificiale në të gjithë qeverisjen

Kryeministri Edi Rama deklaroi se e ardhmja e Evropës nuk do të përcaktohet vetëm nga gjeopolitika, por gjithnjë e më shumë nga inovacioni dhe zhvillimi teknologjik.
Sipas tij, gara e ardhshme mes kombeve nuk do të zhvillohet kryesisht përmes territorit, por përmes inteligjencës artificiale, infrastrukturës digjitale, kërkimit shkencor, sovranitetit teknologjik dhe kapacitetit për të sjellë inovacion më shpejt se konkurrentët.
“Shqipëria në shkallën e saj modeste po punon për nja nga transformimet digjitale më ambizcioze në Europë. Ne po rikonceptojmë administratën publike të përqendruar në teknologji. Kemi digjitalizuar 95% të shërbimeve publike. Ulja e burokracisë është kthyer në idenë tonë fikse. Po shtrijmë inteligjencën artificiale në të gjithë qeverisjen”, u shpreh Rama.
Ai theksoi se Shqipëria po punon për një nga transformimet digjitale më ambicioze në Evropë, duke rikonceptuar administratën publike të orientuar drejt teknologjisë. Ai shtoi se ulja e burokracisë është kthyer në një prioritet të qeverisë.
Rama tha gjithashtu se inteligjenca artificiale po shtrihet gradualisht në gjithë qeverisjen, si pjesë e modernizimit të administratës publike.


