Vora News

Macron pas takimit me Ramën: Shqipëria ka mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar në rrjetin social X pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe duke rikonfirmuar mbështetjen e Parisit për integrimin europian të Shqipërisë.

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama. Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë. Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, shkroi Macron në X.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button