Blerim Shera mirëpret kampionin Turgent Xhaferri: Investim te rinia, investim për të ardhmen

Talenti i Prezës që po ngre lart emrin e Vorës dhe Shqipërisë
Një histori suksesi, përkushtimi dhe disipline vjen nga Preza e Vorës, aty ku 18-vjeçari Turgent Xhaferri po shkruan kapituj të rëndësishëm në boksin shqiptar.
Me plot 6 tituj Kampion i Shqipërisë dhe fitues i turneut prestigjioz ndërkombëtar Ceinture du Léman në Zvicër, Turgenti konsiderohet sot një nga talentet më premtuese të sportit shqiptar.
Kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera, e priti sportistin e ri në një takim të veçantë, ku e përgëzoi për rezultatet e shkëlqyera dhe për rrugëtimin e tij sportiv, i cili ka nisur që në moshën 9-vjeçare.
“Historia e Turgentit është frymëzim për të rinjtë e Vorës dhe më gjerë. Me punë të palodhur, disiplinë dhe përkushtim, ai ka arritur të përfaqësojë me dinjitet jo vetëm qytetin e tij, por edhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh kryebashkiaku gjatë takimit.
Sukseset e sportistit të ri tregojnë se investimi në sport dhe mbështetja e talenteve të reja mbetet një nga rrugët më të sigurta për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezin e ri. Të rinj si Turgent Xhaferri janë ambasadorët më të mirë të vlerave të punës, këmbënguljes dhe suksesit.
Komuniteti i Vorës ndihet krenar për arritjet e tij dhe i uron sportistit shumë suksese të tjera në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, me besimin se emri i tij do të vazhdojë të ngjitet në majat e boksit shqiptar dhe më gjerë. 🥊🇦🇱
Vora News i uron Turgent Xhaferrit rrugëtim të mbarë dhe fitore të tjera që bëjnë krenarë Prezën, Vorën dhe gjithë Shqipërinë.



