Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit:Z.Elton Arbana & Bashkia Shijak merr çmimin e parë

Bashkia Shijak merr çmimin e parë për menaxhimin e situatës nga tërmeti i 26 nëntorit të viyit tē kaluar.Bashkia shijak ka qenë ndër më të prekurat dhe me shum profesionalizëm dhe me mbështetjen e qeverisë Shqiptare ka bërë të mundur ndërtimin e qindra banesave dhe ambjenteve publike,si shkolla spitale etj. Lajmin e bëri publik Qytetari i parë i Shijakut Z.Arbana

Postimi:

Fituesja e ÇMIMIT të Parë është Bashkia Shijak për “Menaxhimin e situatës së tërmetit të #26Nëntorit”

Ky çmim që morëm në Konkursin e Praktikave të Mira 2020 është një vlerësim i madh moral për mua, stafin dhe për komunitetin.

Sfida e tërmetit është një nga çështjet më të ndjeshme për qytetin tonë, për këtë ndjehemi krenarë që e kemi menaxhuar situatën e emergjencës dhe më pas në mënyrë të suksesshme.

Me punën tonë të përbashkët dhe me mbështetjen e Kryeministrit ne dita-ditës po gëzojmë familjet e pastreha duke u futur në shtëpinë e re.

Shijaku, familja ime e madhe!

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button