Aktualitet

Rama fton qytetarët: Ndiqni në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, i cili iu nënshtrua restaurimit në 4K

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të bukur. Kreu i qeverisë thotë se tashmë në kinema është filmi ikonik ”Lulëkuqet mbi mure”, i cili i është nënshtruar restaurimit në versionin 4k.

”MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, i cili iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, çka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button