Aktualitet
Humb jetën nga Covid 19 ish-deputeti i PD

Ka ndërruar jetë nga Covid 19, në moshën 70-vjeçare ish deputeti i PD, Bedri Çollaku.
Mësohet se ish-deputeti ishte i shtruar prej disa javësh në spital në Turqi, por pa mundur të fitojë betejën e Covid 19.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Çollakut e ka bërë të ditur ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.




