Aktualitet

COVID-19/ Me test negativ kush udhëton me avion në Turqi nga 28 dhjetori! Për kufijtë tokësor fillon më 30 dhjetor! Karantinë kush s’ka tampon

Duke filluar nga 28 dhjetori kushdo që udhëton me avion në Turqi do i duhet të ketë me vete një test PCR apo tampon negativ për COVID-19, të bërë brenda 72 orëve të fundit. E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021.

Lajmi është dhënë nga vetë ambasada Turke në Tiranë, e cila njofton masat e reja të vendosura nga autoritet turke për pandeminë.

Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button