Aktualitet

Miratohet projektligji për kanabisin mjekësor dhe industrial

Komisioni i Shëndetësisë miraton projektligjin për kanabisin mjekësor dhe industrial.

Në qershor të 2023 Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka miratuar nen për nen projektligjin për kanabisin.

Është rrëzuar gjithashtu kërkesa e djeshme deputetit Erion Braçe i cili propozoi që të përcaktohet hapësira që do të shfrytëzohet për kanabisin industrial.

Braçe: Unë jam kategorikisht kundër që të mos ketë kufizim për sipërfaqen për kultivimin e kanabisit për qëllime industriale. Ta lësh të lirë në ligj do të thotë ta lësh të lirë edhe në qeveri. Në kushtet kur ky vend ka kaluar situata të tilla.  Në kapitullin që flet për kanabisin për qëllime industriale të vendoset edhe kufizimi në sipërfaqe siç është vendosur në parcela.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button