Aktualitet

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur Xhemil Tagani

Aktori i njohur shqiptar Xhemil Tagani është ndarë nga jeta  sot në moshën 76-vjeçare.

Xhemil Tagani u lind më 6 shkurt të vitit 1945. Ka luajtur me dhjetëra role, në teatër dhe filma artistikë. Një prej roleve më të njohura të tij është ai i priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara”, rol shumë i dashur për publikun.

Tagani kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”, në 1967. Pas diplomimit filloi punë si aktor pranë Teatrit Popullor, më 1968. Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare, ku  mund të përmendim: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua” apo Thomai te “Nën dritat e skenës”.Aktori i njohur interpretoi edhe në disa filma artistikë, ndërsa pas vitit 1992 u shkëput nga teatri, duke e mbyllur karrierën e tij pas tre dekadash në skenë . /VoraNews

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button