Aktualitet

Pasditja me shi, shtrëngata dhe stuhi/ Si do jetë moti për ditën e sotme

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës.Reshje shiu do të bëhen prezente në orët e mesditës. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e vona të pasdites e më pas reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-Në zona malore 3 deri 17°C

-Në zona e ulëta 6 deri 21°C

-Në zona bregdetare 8 deri 20°C

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button