Aktualitet

Dorëhiqet Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, është dorëhequr nga detyra ditën e djeshme.

Mësohet se kërkesa e tij për largim nga detyra është pranuar nga ministri Taulant Balla.

Nuk dihen ende shkaqet pse Sako vendosi të dorëhiqej nga posti pas 11 vitesh shërbim, apo sepse bëhet fjalë për një ristrukturim të Gardës së Republikës.

Ende nuk ka një emërim të ri, por pritet që javën që vjen kreu i Gardës do të zëvendësohet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button