Aktualitet

BILANC LUFTE/ 12 viktima dhe 40 të plagosur në aksidente në dy javët e para të 2021

Kanë qenë fatale 2 javët e para të 2021 në rrugët e vendit pasi 12 persona kanë humbur jetën nga aksidente rrugore. Shpejtësia, parakalimet e gabuara dhe alkooli, mbeten shkaqet kryesore të tyre.

Nga më të rëndat ishte data 3 janar ku ka pasur 4 aksidente të ndryshme dhe kanë humbur jetën 4 qytetarë në Përmet, Lezhë, Vlorë dhe Elbasan. I rëndë ishte bilanci edhe i aksidentit në Rrugën e Kombit, ku u shua familja Avdijaj nga Kosova. Edhe në këtë rast ishte një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e lartë që shkaktoi përplasjen mes automjetit të tyre me një kamion.

Më shumë se 40 persona janë lënduar nga përplasjet e makinave. Në ditët e para të këtij viti, aksidente të rënda janë shënuar edhe në kryeqytet. Teksa jemi në ditët e para të vitit 2021, janë rreth 140 aksidente në të gjithë vendin.

Edhe viti që lamë pas shënoi një bilanc lufte sa u përket aksidenteve. Sipas asaj që raporton tvklan.al në 2020 humbën jetën 159 persona, nga më shumë se 6200 aksidente të ndodhura, ndërsa 850 të tjerë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button