AktualitetRajoni - Bota

U shpall i zhdukur, turku i dehur i bashkohet kërkimeve për të gjetur veten

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku një person i dehur i shpallur i zhdukur nga familjarët i është bashkuar kërkimit policor për zhdukjen, pa kuptuar se ishte ai personi që po kërkohej.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Inegol të Turqisë, ku 50-vjeçari Beyhan Mutlu, që po kërkonte veten e kuptoi se ai ishte i zhdukuri vetëm kur dikush thërriti emrin e tij.

Mutlu ishte në një klub me miqtë kur papritmas u zhduk duke shkuar drejt pyllit. Duke parë që ai nuk po kthehej, njerëzit që ishin me të lajmëruan autoritetet, të cilët organizuan një ekip kërkimi, të cilit iu bashkuan edhe disa vullnetarë.

Ndër të tjera thuhet se 50-vjeçari e takoi grupin e kërkimit, ndërsa ishte duke u endur në pyll. Ai iu bashkua shpëtimtarëve dhe vullnetarëve, duke kërkuar pa dashje veten e tij për orë të tëra.

Derisa njëri nga të pranishmit bërtiti emrin e tij dhe ai u përgjigj: “Unë jam këtu”. Pas sqarimit të situatës, policia e çoi në shtëpi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button