Aktualitet

Pandeli Majko merr sot mandatin e deputetit

Këshilli për Rregulloren, Mandaten dhe Imunitetin ka shqyrtuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ti dhënë mandatin e deputetit Pandeli Majkos.

Në njoftim thuhet se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Tiranë Pandeli Sotir Majko” dhe pasi  verifikoi mandatin e deputetit Majko, ia kaloi seancës plenare të kësaj të Hëne.

Marrja e mandatit të deputetit nga Majko, që pritet të votohet në seancën që nis në 17:00, vjen pas dorëheqjen së Alqi Bllakos. Ky i fundit u arrestua në dosjen hetimore për inceneratorin e Fierit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button