Aktualitet

Garë mes socialistëve në Tiranë, thyejnë herësin Xhafaj dhe Rakipi

Tirana është një ndër qarqet që vijon akoma me procesin e numërimit të votave për kandidatë.

Ndërkohë nga rezultatet e deritanishme konstatojmë se Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi kanë thyer herësin dhe kanë siguruar mandatet e tyre në Kuvendin e ardhshëm.

Të renditur në një pozicion jo të sigurt në listë, ata kanë mundur të sigurojnë mbi 10 mijë vota dhe të jenë këshutu pjesë e parlamentit në katër vitet e ardhshme.

Kështu, Fatmir Xhafaj i renditur në vendin e 23 në listën e PS-së së Tiranës, thyen herësin dhe i merr vendin kolegut të tij Eduard Shalsi, i cili renditet i 18 në listë. Ish-ministri i Brendshëm Xhafaj kagrumbulluar 11.756 vota.

Ndërkohë, Ornaldo Rakipi, i renditur i 30 në listën e PS-së së Tiranës ka arritur të fitojë me vota preferenciale, dhe ka siguruar 11.194 vota, duke i marrë mandatin Alqi Bllakos, i renditur i 17 në listën e PS-së së Tiranës.

Duket se në kryeqytet rrezikon mandatin Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button