Aktualitet

Rindërtimi/ Rama dhe kryebashkiaku Arbana dorëzuan dy banesa të reja në Maminas :

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar dy banesa të reja të rindërtuara familjeve në Maminas të Shijakut.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka gjetur rastin t’i përgjigjet akuzave të opozitës se shumë familje e kaluan vitin e ri nëpër çadra. Sipas ministrit, numri i familjeve në çadra po vjen duke u ulur teksa konfirmon se deri më tani janë 1 mijë e 58.

“Mora shkas nga disa postime të pseudo-opozitës për ata që janë në çadër. Numri i atyre që janë në çadër vjen gjithmonë duke u ulur. Ka qenë 11 mijë, para 4 javësh ishte 1234, sot ka zbritur në 1058 dhe me mbarimin e banesave në Shijak zbresim nën 1 mijë”, tha Ahmetaj.

Ndërsa kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana tha se “vetëm në njësinë administrative Maminas janë ndërtuar 120 banesa individuale”. “Siç patëm premtuar brenda 15 janarit do t’i dorëzojmë të gjitha banesat individuale”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button