Opinion

Kryemadhi tregon si do garojë PD dhe LSI më 25 prill: Do marrim 100 mandate

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se PD dhe partia e saj do të hyjnë bashkë në zona të caktuara.
Sipas saj, kjo do të bëhet pasi në zona të caktuara PD dobësohet nëse del me listën e saj të vetme, ndërsa shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.“Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta. Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë.Me një listë, në zona të caktuara dobësohet PD-ja, jo LSI. Në zona të caktuara PD dhe LSI do të hyjnë bashkë. Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate”, tha Kryemadhi për Syri TV.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button