Shëndeti

OBSH lëshon deklaratën: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i ashpër sesa i pari

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thotë se viti  i dytë i pandemisë së Covid-19 mund të jetë më i ashpër sesa i pari. Sipas tyre, gjykimi vjen duke marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja.Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, u shpreh Mike Ryan i OBSH. Në përditësimin e fundit epidemiologjik, sipas OBSH-së, javën e kaluar është raportuar për pesë milionë raste të reja me koronavirus.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button