Aktualitet

Zbrit poshtë se do të të vras”/ Shqiptari i shkon në shtëpi ish-gruas, arrestohet nga policia

Bie në pranga një shqiptar në Itali i cili dyshohet se kërcënoi me vdekje ish-gruan e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase.

Bëhet fjalë për një 52-vjeçar shqiptar, me iniciale G.V, i cili kërcënoi me vrasje ish-gruan e tij në Padova.

Burri kishte shkuar në banesën e ish-gruas duke i thënë: “zbrit poshtë do të të vras”.

Pas arrestimit, policia i gjeti shqiptarit tre mjete prerëse dhe një palë gërshërë.

Shqiptari u arrestua të shtunën përpara banesës së ish-gruas, e cila prej më shumë se një viti ishte strehuar aty pas dhunës sistematike të bashkëshortit

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button