Rrjedhje gazi në një shkolle private në Tiranë, 4 nxënës përfundojnë në spital.

Rrjedhje gazi në një shkolle private në Tiranë, 4 nxënës përfundojnë në spital.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një shkolle private në Tiranë, ku disa nxënës janë dërguar me urgjencë në spital pasi janë helmuar nga gazi.
Paraprakisht bëhet me dije se 4nxënës të një shkolle peivate në “Don Bosko” janë dërguar në spital pasi në shkollë ka pasur rrjedhje gazi. Sipas Policisë, gazi përdorej për ngrohje në këtë objekt arsimor.
Deklarata zyrtare e Policisë:
“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”




