Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Tiranë, makina “Porche” që u hodh në erë në pronësi të një biznesmeni

Një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët e një pallati në zonë e Freskut në Tiranë, mëngjesin e sotëm.  Mjeti në pronësi të Saimir Naski shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë.

Policia ka nisur menjëherë verifikimet. Ndërkohë, burime për gazetaren Xhensila Kodra konfirmojnë se Saimir Naski është biznesmen në fushën e ndërtimit.

Automjeti i tij tip “Porche” me ngjyrë të bardhë shpërtheu teksa ishte i parkuar në garazhin e pallatit dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.https://youtube.com/watch?v=KzhiyEYE5VA%3Ffeature%3Doembed

Biznesmeni është shoqërua dhe po merret në pyetje, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë ndonjë konflikt i kohëve të fundit, por ende nuk është konfirmuar. Sakaq, policia po heton nëse ka pasur edhe konflikte të mëparshme.

Vetë biznesmeni mohon të ketë konflikte dhe për momentin e vetmja pistë e hetimit mbetet ajo e ndonjë konflikti të mundshëm të ditëve të fundit.

Po verifikohet edhe kamera e sigurisë së hyrjes së pallatit, e cila mund të ketë kapur lëvizjet e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar edhe një sërë kamerash të tjera në këtë zonë.

Kanë qenë banorët ata që raportuan në polici shpërthimin, i cili sipas tyre ka qenë tepër i fuqishëm.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button