Shijak : Kryebashkiaku Arbana: Mbështetja me votë që i jepni PS-së dhe liderit Edi Rama, vendimi më i mirë për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shijakut, z.Arbana ka drejtuar një thirrje se përse shijakasit duhet të besojnë te vizioni politik i Kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë:
11Maj2025
Mbështetja me votë që i jepni Partisë Socialiste dhe liderit Edi Rama, është një vendim që ju merrni për të ardhmen e Shqipërisë.
Partia Socialiste gjatë kësaj dekade ka treguar se ka vizionin e duhur për zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë.
Ka marrë besimin e qytetarëve, si alternativa më e mirë qeverisëse me politikat e saj, duke përmbushur premtimet e dhëna me përkushtim, për t’i shërbyer të gjithëve njëlloj.
Në Shijak falë mbështetjes së Kryeministrit Rama është investuar si kurrë më parë.
Rindërtimi në vetëm 5 vite:
🔸️31 pallate të reja
🔸️802 shtëpi individuale
🔸️6 shkolla
🔸️3 Kopshte
🔸️Qendra Kulturore Multifunksionale
🤝 Sfidat më të mëdha i kemi kaluar me mbështetjen e Kryeministrit Rama, Shijaku u ringrit pas tërmetit. Gjatë pandemisë jemi kujdesur veçanërisht për të moshuarit që nuk kishin pranë fëmijët e tyre.
Kemi investuar në infrastrukturën rrugore të qytetit dhe fshatrave dhe deri në 2027 do të asfaltojmë rrugët e çdo fshati.
Shijakasit që jetojnë këtu, por edhe të gjitha familjet shijakase të diasporës duhet t’i besojnë vizionit politik të Edi Ramës.
Pas çdo pune që ka sjellë zhvillimin e Shijakut, qëndron mbështetja që na ka dhënë Kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare.
Shijakasit e dinë shumë mirë se kush i është gjendur pranë gjatë vështirësive që kemi kaluar. Për këtë, vota për Partinë Socialiste është vota që shkon për mirëqenien e familjes, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Koha ka treguar se duke përmirësuar veten çdo ditë mund të arrijmë të bëjmë gjëra të mëdha në shërbim të njerëzve.
Vetëm Përpara me Partinë Socialiste!