Aktualitet

Hapi adresë false në rrjetet sociale dhe fyente një 19-vjeçare, nën hetim i riu nga Fieri

Një 23-vjeçar është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka fyer një 19-vjeçare nga rrjetet sociale.

Dyshohet se i riu nga fshati Sheqisht ka hapur një adresë false, ku nuk ka ndaluar së fyeri adoleshenten.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 23 vjeç, banues në fshatin Sheqisht, pasi dyshohet se ka hapur një adresë false në rrjetet sociale, me anë të së cilës ka fyer një 19-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button