Aktualitet

“Do t’i blej shtëpi Kiarës dhe Luizit sa të dalin nga BBV”, habit fansi i çiftit

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo ishin të ftuara tezja dhe mikesha e ngushtë e Kiara Titos.

Ato komentuan puthjen e shumëpritur me Luizin si dhe ecurinë e moderatores në Big Brother Vip Albania.

Të pyetura nga Bieta për mesazhin më të çuditshëm që kishin marrë për Kiarën, tezja e saj tha: “Një fans nga Amerika shkruante që do t’iu blinte shtëpi sapo të dalin nga Big Brother Vip”.

Sa i përket dasmës, tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se mbesa e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë.

Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.

"Do t’i blej shtëpi Kiarës dhe Luizit sa të dalin nga

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button