Aktualitet
PS bën lëvizjen e rëndësishme, ja çfarë pritet të bëjë sot Edi Rama..ne 17:30

Sot,në orën 17:30, pritet që socialistët të mblidhen në seli për të marrë një vendim përfundimtar për kandidatët zyrtarë në zgjedhjet e pjesshme.
Deri më tani në Bashkinë e Dibrës mendohet se do të kandidojnë Rrahim Spahiu. Po ashtu, në Lushnje mendohet se do të propozohet Eriselda Sefa, e cila aktualisht kryetare e komanduar në këtë bashki pas arrestimit të Fatos Tushes. Për bashkine e Vorës me favoriti është Gentian Picari i cili është emëruar nga vet Edi Rama një vit më parë
Ndërsa edhe në Durrës, mendohet se do të lihet në të njëjtin post që është Emirjana Sako, e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares së komanduar. Në Shkodër mendohet se do të garojë Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektes së qarkur.




