Aktualitet

Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë

VLORË- Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë.

Burime bëjnë me dije se, në aksident janë përfshirë dy automjete në hyrje të qytetit bregdetar dhe për fat të keq ka vdekur në vend 50-vjeçari, Nuri Malaj, punonjës policie. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Mësohet se viktima ka mbetur i bllokuar në makinë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button