Aktualitet

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, nafta shkon në 237 lekë. Shtrenjtohet gazi, ulet benzina

Bordi i Transparencës (Kliko) vendosi të ulë disi çmimin e naftës dhe benzinës për periudhën 29 mars – 31 mars.

Nga ana tjetër, shtrenjtohet çmimi i gazit.

Sipas këtij vendimi, një litër naftë me pakicë do të shitet 237 lekë nga 245 që ka qenë deri më tani, kurse një liter benzinë do të shitet me 211 lekë. Ndërkohë, një litër gaz do të shitet me 116 lekë.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  29 mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, njofton bordi.

Kjo është një ulje e lehtë në çmimet e karburanteve për këto dy ditë, ndërkohë që çmimi në bursa i naftës është ulur po ashtu.

Sot qytetarët në Tiranë kanë paralajmëruar sërish protestë përpara Kryeministrisë për shkak të çmimeve të larta.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button