Aktualitet

E rëndë në Mat, dy vëllezër goditen me thikë nga persona të paidentifikuar, nisen drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Mat, ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në njësinë Komsi të Matit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me thikë dy vëllezërit A.Hysa dhe K.Hysa.

Vëllezërit kanë marrë disa plagë dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit më pas janë nisur për mjekim më të specializur drejt Traumës.

Policia ndodhet në vendidn e ngjajres dhe ka nisur punën për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button