Aktualitet

Një në tre mjete ngel në kontrollin teknik! Shumica probleme me xhamat, pasqyrat, fenerët dhe…

Afërsisht 1 në 3 mjete të testuara përgjatë vitit 2024 nuk e ka kaluar kontrollin Teknik. Sipas DPSHTRR-së, përgjatë vitit të kaluar u testuan rreth 428 mijë mjete, nga të cilat 133 mijë kanë ngelur.

“46% e tyre janë për mangësi vizuale, xham i thyer, pasqyra jo funksionale, 27% sistemi i shkarkimit të gazrave në natyrë, që është dhe fokusi i DPSHTRR”, tha Elton Hoxhaj, drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Teknik të Mjeteve, DPSHTRR.

Pjesa tjetër kanë shfaqur probleme me sistemin e drejtimit dhe atë të frenimit.

Sakaq 302 mjete nuk e kanë kaluar kontrollin teknik për shkak të ndërhyrjeve abuzive në kilometrazh, megjithatë ky fenomen sipas DPSHTRR ka ardhur në rënie.

“Numri i mjeteve që kanë pasur ndërhyrje ose parregullsi të tjera ka ardhur në rënie. Kjo vjen edhe nga ndërgjegjësimi që kanë qytetarët”, tha Hoxhaj.

Numri i mjeteve aktive në vend ka shkuar në 959 mijë.

Krahasuar me 2023 kjo shifër është rritur diku në 10.5%”, tha Hoxhaj.

Vetëm përgjatë vitit 2024 pati 99 mijë e 600 mjete të regjistruara për herë të parë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button