Aktualitet

Amnistia Penale/ Ulsi Manja: Përfitojnë 1100 të dënuar. 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ka bërë me dije se cilët subjekte do të përfitojnë dhe cilët jo nga amnistia penale.

Përfitojnë 1100 të dënuar. 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. 2700 në shërbim prove do të jenë përfitues nga kjo amnisti që do të votohet sonte. Nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm. Po ashtu nga amnistia, por as ulje dënimi nuk përfitojnë personat e dënuar nga GJKKO sepse për ndjekjen penale as që behet fjalë.

Do të përfitojnë personat të cilët ka marrë formë të prerë vendimi deri në datë 31.03 2024.

Për protestuesit e opozitës pa dallim ndarjesh në kohë por për një kategori veprash penale që janë listuar dhe që lidhet me këtë kategori do të kemi pushim të ndjekjes penale në çdo fazë të hetimit”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button