Opinion

Numri i infektimeve 20.4% më i lartë se javën e kaluar”, Meta publikon të dhënat nga ‘Zëri i Amerikës’: COVID-19 nuk ndalet me propagandë

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka publikuar të dhënat e përpunuara nga ‘Zëri i Amerikës’, ku tregohet se numri i të infektuarve është 20.4 % më i lartë se java e fundit. 

COVID-19 nuk ndalet me propagandë,” shprehet Meta ku shton nevojën e një plani të qartë për menaxhimin e situatës. 

STATUSI I PLOTE
Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut. 🇦🇱

142417368 3713242898721956 7071777161406567863 O

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button