Aktualitet

32-vjeçari thyen arrestin e shtëpisë, shkon të dhunojë ish-bashkëshorten

Një 32-vjeçar ka thyer arrestin e shtëpisë duke u arrestuar për “dhunë në familje” dhe “largim nga vendi i qëndrimit”. Nga policia mësohet se shtetasi K. D. ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë ndaj fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Mes tyre ka nisur një konflikt për motive të dobëta që më pas është përshkallëzuar në dhunë.Në vijim të veprimeve u vunë nën hetim edhe G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit duke e goditur K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. K. D. ishte në arrest shtëpie për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button