Aktualitet

KQZ hap “thesin” për partitë, PS merr “pjesën e luanit”, zbulohet shuma për PD-LSI

KQZ ka bërë gati projektvendimin që do të miratohet në datë 2 shkurt për shpërndarjen e fondeve për partitë politike.

Fondi në total që do u shpërndahet partive është 140 milionë lekë. Gazetarja e ABC, Esiona Konomi raporton se përfituese do të jenë dhe partitë që dogjën mandatet, pra opozitës.

Por sa do të marrin partitë?

“Pjesën e luanit” e merr partia Socialiste, 63 milionë lekë, PD-ja 38 milionë lekë, LSI 20 mln lekë, PDIU 7 mln lekë, Lista e Barabartë 4 mln dhe PSD 5 mln lekë.

Kushtet për të fituar fonde janë:

  1. Nr. i mandateve në zgjedhjet e fundit parlamentare.
  2. Të paktën 10 mijë vota
  3. 1% të votave në nivel kombëtar

Ndërkohë që vijon fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button