Aktualitet

Vëllait i dogjën makinën, flet motra e 32- vjeçarit: Autori mund të jetë ish- bashkëshorti

Vlorë- Punonjësit të hipotekës në Vlorë, Ermal Hoxhës i kanë djegur makinën në orët e para të këtij mëngjesi.

Në një prononcim për ABC News motra e pronarit të makinës është shprehur se dyshojnë se ngjarja ka lidhje me ish- bashkëshortin e saj, kjo pasi janë në proces gjyqësor.

“Makina kishte marrë flakë në anën e majtë të shoferit dhe shkoj dhe njoftoj familjarët, por më pas makina ka marrë flakë. Ermali punon në hipoteke nuk ka asnjë konflikt interesi, unë kam një proces divorci me bashkëshortin tim dhe me 6 shkurt kemi dhe seancën e gjyqit dhe besoj se ai mund të ketë dorë në këtë ngjarje. Ai mund ta ketë bërë për shkak se dëshiron që të marrë djalin tim, ka thënë motra e 32 vjeçarit.

Featured image of article: Të vëllait i dogjën makinën, flet motra e Ermal Hoxhës: Kam konflikte me ish-burrin

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button