Aktualitet

Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri/ Yuri Kim: SPAK dënoi kriminelët, pjesë e dosjes famëkeqe 339

Ambasadorja e SHBA-ve ka reaguar në lidhje me konfiskimin e pasurive të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, me vlerë 60 milionë euro në Lezhë.

Ambasadorja e quan sekuestrim dhe dënimin e 11 personave si shembull të drejtësisë së re, duke shtuar se shpreson që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate.

“Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit. Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krimit të organizuar”, shkruan Kim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button