Aktualitet

Alfred Moisiu, Tinka Kurti, Reshat Arbana, disa nga ata që do bëjnë vaksinën të dielën

Me deklaratën e tij se nga e diela do të nisë vaksinimi i personaliteteve shqiptare, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndezur një debat të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale dhe jo vetëm, dhe me kalimin e ditëve kanë dalë dhe emrat e parë që do të marrin dozën e Pfizer.

I pari që pranoi se do të marrë vaksinën të dielën ishte ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili tha se për moshën e tij, çdo virus mund të jetë si shkak që të marrë jetën.

”Po, më kanë njoftuar, duhet të paraqitem ditën e diel në orën 09:30 për të bërë vaksinën te stadiumi “Air Albania’. Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”, u shpreh dje Moisiu.

Ndërkohë që të tjerë emra u bënë të ditur sot nga kryeministri Edi Rama, i cili për t’iu përgjigjur kritikave, tha se kush guxonte që të linte të fundit për të bërë vaksinën Reshat Arbanën dhe Tinka Kurtin, duke lënë të kuptohet se ata janë dy prej personaliteteve të përzgjedhur.

Personat e tjerë që do të bëjnë vaksinën janë Margarita Xhepa e Dhimitër Anagnosti, ndërkohë që për të tjerë emra duket se do të na duhet të presim ditën e dielë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button