Aktualitet
Blerim Shera, kandidati socialist, fillon fushatën nga vendlindja.

Diten e sotme u mbajt takimi i radhes i kandidatit të Partisë Socialiste Z. Blerim Shera, në fshatin Vorë e Vjetër. Z. Shera në fjalën e tij shprehu se kjo zonë do të marrë shërbimin e munguar dhe merituar. Ndërtimi i një shkolle të re është prioritet, asfaltimi i rrugëve që nuk janë prekur në 30 vite dhe furnizimi me ujë pa probleme do të jenë pjesë e punëve të tij në drejtimin e Bashkisë Vorë.

Në këtë takim nuk munguan në fjalën e rastit, deputeti i zonës, Z. Orlando Rakipi, Nënprefekti i Qarkut Tiranë, Z. Bashkim Haxhiu, kryetari në detyrë i bashkisë, Z. Gentian Picari dhe disa banorë të zonës, gjithashtu.








