Opinion

Ylli Manjani “i përvishet” Metës: S’mund të na quash llum ne ish-bashkëpunëtorëve, e kam të vështirë ta besoj që e the ti

Ylli Manjani komentoi vlerësimet e presidendit, Ilir Meta për të larguarit nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Në konferencën e sotme për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se LSI do të dalë më e fortë se më parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërkohë që konsideroi të larguarit nga Lëvizja Socialiste për Integrim si “llumi” që po shkon drejt Partisë Socialiste.

Por, si e komenton Ylli Manjani këtë koment të presidentit dhe ish-kryetarit të LSI-së? “E kam shumë të vështirë ta besoj që ky është leksiku politik i Ilir Metës. Aq më tepër me fjalë të tilla. Të larguarit nga LSI-ja nuk janë larguar nga partia, janë përzënë, në një mënyrë apo tjetër iu është treguar dera. LSI-ja nuk duhet të ketë koment për zgjidhjet e kujdo që ka shërbyer në LSI dhe nuk është më pjesë e saj. Kështu e do rregulli i mirënjohjes, sepse secili nga ata ka kontribuar sa ka ditur, si ka ditur. Etiketimi ‘llum’ është i tepërt“, thotë Manjani.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button