Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Ministrja Kushi: Thesar i përbashkët, ta promovojmë brez pas brezi

21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka uruar nëpërmjet rrjetit social “Facebook” këtë ditë shënuar, duke e shoqëruar me një mesazh ndërgjegjësues:

“Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi”, shprehet ajo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button