Aktualitet

Në Shqipëri nuk është e lehtë që të bësh biznes”, Basha rendit një tjetër ‘dështim’ të Ramës

Duke iu referuar raportit të DASH, që theksonte se në vendin tonë është e vështirë që të bësh biznes, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në ‘Intagram’ lideri demokrat e ka renditur këtë fakt si një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje.

“51 ditë deri në 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite” shkruan Basha në Instagram, ndërsa shton pyetjen; A është e lehtë të bësh biznes në Shqipëri?!”. Ndërkohë që përgjigja e Bashës është; ‘Jo!”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button