Aktualitet
Plas sherri në Elbasan/ Përplasen fizikisht deputeti i PD me biznesmenin Luca

Kandidati për deputet i PD në Elbasan Luçiano Boçi, është përplasur fizikisht ditën e sotme me biznesmenin Gjergj Luca.
Shkaku i përplasjes mes tyre nuk dihet ende. Boçi dhe Luca bëhet me dije se janë konfliktuar fizikisht në një lokal në Labinot.
Deri tani nuk ka asnjë reagim nga të dy personat e përfshirë në sherr, por dyshohet se shkak për përplasjen mes Boçit dhe Lucës ka qenë një takim elektoral i kandidatit të PD në një lokal në periferi të Elbasanit.
Si kandidati i PD për deputet dhe biznesmeni kanë bërë denoncimet e tyre në Prokurori.
Reagimi: Deputeti PD tregon foton e pas sherrit: Agresion me motive politike, përdorin mjete…
Përplasja me deputetin e PD-së, reagon biznesmeni: Politikan rrugaç, më shau dhe më ofendoi, dua…




