Aktualitet

60- vjeçari me COVID pret damarët, kurohej në shtëpi me motrën dhe gruan

Librazhd- Një 60-vjeçar në fshatin Polis Qendër në Librazhd i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët.

Mësohet se Xhevahir Shkurti ishte i infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten dhe motrën e tij.

Te tre ata mjekoheshin për Covid-19 nga shtëpia. Motra e Shkurtit jetonte në Vlorë, por pasi u infektua mbeti e bllokuar në Polis. 60-vjeçari dyshohet se kishte probleme me depresionin ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në Elbasan për ekspertizë.

Siç raporton gazetari Agim Blloshmi, burri u gjet pa shenja jete përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button