Aktualitet

Basha në timon, Braçe kap detajin: Vendos rripin, o rryp!

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shfaqur krejt ndryshe këtë fundjavë, teksa ka hequr kostumin zyrtar me të cilin jemi mësuar ta shohim.

Është bashkëshortja e Bashës, Aurela që ka publikuar një foto, ku çifti shfaqet në makinë duke udhëtuar, ndërsa në timon ndodhet kreu i PD.

“Një pasdite të këndshme të gjithëve☀️☀️”, shkruan Aurela Basha.

Por ndërkohë ka ardhur një reagim nga zv.Kryeministri.“Vendos rripin ooooo rryp! Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh ne dreke. Ligji nuk ndroshon se je ti” – thotë Erion Braçe.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button