Aktualitet
Rishfaqet Vangjush Dako, filmohet duke u kujdesur për pemët në rrugët e qytetit të Durrësit (VIDEO)

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, një nga njerzit me të fuqishëm në qarkun e Durrësit Vangjush Dako është rishfaqur ditën e djeshme në shërbim të qytetarëve.
Edhe pse na ndajnë vetëm 21 ditë nga zgjedhjet parlamentare, në kohë kur të gjithë kolegët e tij i janë “futur punës” për të siguruar sa më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit, Dako ka zgjedhur që t’i dedikohet ruajtjes së mjedisit dhe pemëve të qytetit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale Dako shihet i veshur sportive duke siguruar një pemë e cila nga era e fortë rrezikon të këputet.




